Please enter at least 3 characters.

Unitedi interesohet për Perisicin gjatë bisedimeve me Interin për Sanchezin, mund të ketë shkëmbim lojtarësh

2020/07/perisic-sanchez.jpg

Manchester Unitedi ka shprehur interes për anësorin nën pronësit të Interit, Ivan Perisic.

Reprezentuesi kroat aktualisht është huazuar te Bayern Munichu, pasi i është bashkuar në janar.

Sipas mediumit Foot Mercato, Unitedi ka pyetur për Perisicin gjatë bisedimeve rreth planeve të Interit për të zgjatur huazimin e Alexis Sanchez për Ligën e Evropës këtë sezon.

Interi dëshiron 15 milionë euro për të shitur Perisicin, megjithëse perspektiva e një shkëmbimi të drejtpërdrejtë me Alexis është rritur.

Unitedi nuk është i vetmi pretendent anglez për Perisic, pasi kroati pëlqehet edhe nga Tottenahami dhe Evertoni gjithashtu. /Telegrafi/