Please enter at least 3 characters.

Unitedi fiton dramën në Old Trafford ndaj Southamptonit

2019/03/Romelu-Lukaku-Man-Utd-e1551545877638.jpg
296:"MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 02: Romelu Lukaku of Manchester United celebrates after scoring his team's second goal during the Premier League match between Manchester United and Southampton FC at Old Trafford on March 02, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester United arriti të fitojë ndaj Southamptonit me rezultat 3-2 në Old Trafford.

Djajtë e Kuq ishin më të mirë, qarkulluan më shumë topin dhe në fund arritën taë marrin fitoren e merituar.

Romelu Lukaku lëshoi një rast të mirë për gol në minutën e tretë pasi Angus Gunn bëri një pritje fantastike.

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Goli i parë në takim u shënua nga vendasit, ishte Yann Valery (26') ai që shënoi dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë shikuam një United krejt ndryshe, fillimisht ishte Andreas Pereira ai që shënoi një gol të bukur në minutën e 53-të, ndërsa Lukaku (59') i dha epërsinë skuadrës së tij për herë të parë në takim.

Vendasit barazuan me anë të James Ward-Prowse, anglezi shënoi një gol fantasik nga gjuajta e lirë (75').

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Fitorja erdhi fal golit nga Lukaku në minutën e 88-të, belgu shënoi pas një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë. Vlen të theksohet se Paul Pogba dështoi të shënoi nga pika bardhë në minutat shtesë të ndeshjes.

Pas kësaj fitore Man Utd renditet në vendin e katër me 58 pikë, kurse Southamptoni në pozitën e 17-të me 27 pikë.

Në xhiron e radhës Djajtë e Kuq luajnë kundër Arsenalit, ndërsa Southamptoni ndaj Tottenhamit. /Telegrafi/