United mbron nderin anglez, të gjithë barabartë në Grupin B (Video)
United e filloi keq takimin në Old Trafford, pasi një aksion i filluar mirë nga Wolfsburgu u vazhdua mirë nga Caligiuri i cili realizoi për 1-0 pas katër minutash lojë.
Në minutën e 34 një penalti e konkretizoi mirë Juan Mata, për të barazuar rezultatin. United dominoi vazhdimisht në sifdë, por goli erdhi mezi kur një asistim në pjesën e dytë (53') që s'është nga ky planet i Matas, e gjeti të lirë Smallingun që realizoi për 2-1 dhe kthimin e rezultatit.
Frika u rrit te United kur në minutën e 70-të u inkuadrua lordi Nicklas Bendtner, por fatmirsisht për Unitedin ai nuk shënoi edhe pse u prit një hettrik.
Në ndeshjen tjetër CSKA e mposhti me rezultat 3-2 skuadrën holandeze të PSV që vetëm sa ka komplikuar gjërat në Grupin B.
Të gjitha ekipet kanë nga tri pikë në këtë grup dhe madje kanë po aq gola sa kanë shënuar, aq edhe i kanë të pranuar, gjë që përbën koincidencë të madhe.
United do të ketë dy ndeshje të vështira tash me CSKA Moskën, teksa Wolfsburgu dhe PSV pritet të shënojnë shumë gola në ndeshjet e ndërsjella.


