United arrin marrëveshje me mbrojtësin e ri
15/01/2016
Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja angleze ‘The Sun’, United është afër nënshkrimit me mbrojtësin austriak, Aleksandar Dragovic.
Ish-mbrojtësi i Baselit ka pasur paraqitje të mira në dy vitet e fundit dhe ka qenë shumë i kërkuar nga klubet evropiane.
Dragovic aktualisht është pjesë e skuadrës ukrainase, Dynamo Kiev, ndërsa United ka gjetur akordin me klubin ukrainas për 20 milionë euro.
Gjithçka pothuajse është kryer, ndërsa zyrtarizimi i Dragovicit si lojtar i ri i Unitedit pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme. /Telegrafi/


