"Unë, kufoma e ardhshme", interpretimi rrëqethës i poezisë së Kaltrina Pacollit nga Rita Behadini, kushtuar grave viktima të dhunës në familje
Shumë prej përdoruesve të rrjeteve sociale kanë pasur mundësinë që së fundmi të shohin një interpretim të veçantë i cili është shpërndarë gjithandej, veçanërisht nga gratë.
Bëhet fjalë për interpretimin rrëqethës të prezantueses së Alsat M, Rita Behadini.
Ajo ka recituar një poezi të autores Kaltrina Pacolli, e titulluar “Unë, kufoma e ardhshme”.
Poezia e vitit 2018 trajton temën e dhunës ndaj grave dhe në përgjithësi diskriminimit gjinor që ndodhin në vendin tonë.
Interpretimi i Behadinit është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, duke u parë si zëri i viktimave të dhunës fizike dhe psikologjike në vend.
Rastetet e dhunimit ndaj grave në trevat shqiptare vazhdojnë të jenë në numër të lartë dhe fatkeqësisht fenomen në rritje.
Poezia "Unë, kufoma e ardhshme" nga Kaltrina Pacolli:Unë, kufoma e ardhshmeVrajëm,po vrajëm nëse nuk t'kom pshty n'ftyrëe s't'i kom numru t'kqijattu t'sha e tu t'mallku!Vrajëm,nëse sa here ke dasht me m'malltretuunë t'kom duru.Vrajëm nëse t'kom msume m'fol qysh ke dashtë,vrajëm,Qo dorë n'muveç pse jom gru.Po,qitmi flokt n'tokëe lem sheja n'trup e n'ftyrënëse s't'kom thanë qëje farë e ndyrë,nëse s't'kom nal me t'thanëkqyru n'pasqyre,nëse gjen me kqyr naj ftyrë!Po,shajëm edhe para fmive t'mi,shajëm edhe n'rrugëedhe para njerzve tjerë,kërkush s'ka me thon kurrgjo,besa kanë me të arsyetuse nëse unë n'sy t'tynev kom duruti je tu bo çka unë "kom meritu"!!Po, po vrajëm,shkrep alltinëbash n'zemrën tem,mbi 100 thyrje t'saja,1 plumb kurrgjo nuk dhem,sa dhamin k'to netë me zhurma t'mdhaja.Vrajëm,vrajëm nëse s't'kom shtykur me zor ke dasht me m'prek,e me m'desh,e tanën me m'pasë,vrajëm nëse t'kom lanëvrajëm nëse kom thanë nasht'!Le t'jem kufomë,nëse kom heshtë,nëse t'kom dashtë edhe kur s'm'ke dashtë,nëse t'kom kesh masi m'ke malltretu e poshtru,le t'jem kufomë veç pse jom Gru.E ti vrajëm,se I paqt del,kërkush me gisht kah ti nuk bon,kërkush fajtor nuk e len t'gjallin,se I vrami ka gjithë diçka që e "meriton",se I vrami se ka problem nëse e kallin,që vrasësit si ti me e marrë malin.E vrajëm,si plot e plot qe u vranësi plot e plot që u shanë,si plot e plot që kufoma ranë..si për plot që kurrgjo nuk thanë!Vrajëm,Nëse t'kom lanë me m'kallxu çkaMe vesh,Nëse t'kom lanë me m'kallxu qysh mefol,Qysh me kesh,Vrajëm nêse t'kom lanë me m'thanë me hesht!Vrajëm nëse t'kom rrespektuKur ke gju sene mbi mu,Nëse t'kom rrespektuKur n'ven lulaveVeç therra m'ke pru,Nëse n'pikë të natës je kthyI dehun në alkoholE parfum të femrave tjeraE venin ta kom ndreq,Vrajëm nëse kom ëndërruJetën me ty kur t'bohemi pleq!Merrma jetënNëse ta kom dhanë t'drejtën,Nëse ta kom dhanë lirinëShpirtin n'fyt me ma pru,Nëse ta kom dhanë dashninëKur ti veç m'ke shfrytzu,Merrma jetënNëse e kom ul kryt veç pseJom Gru!Merrma jetën,Nëse egër s't'kom largu prej vetësKur ke dashtë dorë n'mu me qu,Kur je hasë e kërcënuGërrdijat që munesh me i bo n'mu,Merrma jetën nêse me thikë s't'kom sulmu,Po kom bo hapa mbrapa veç pse jom Gru!Vrajëm,po kufoma jem ka me flejt me ty,me një shtrat me ty,me një jastëk me ty,me u siguru që edhe andrrat e tuakanë me pa veç zi!Kur shpirti jem ka me u kthy në hi,unë kom me u kthy për ty,unë kom me u kthy për krejt gratë që u vranë,për krejt kërcënimet që u banë,unë kom mu kthyse ti ke vra një nanë!Vrajem,nese mke shit morale une tkom ngu,tu e ditë që pramë e parpramëme tjera ke ladru!Le t'bohna unë kufoma e ardhshmeE dorës t'msheft,E gjakut ton t'nxehtëNëse t'kqijat t'i kom majt m'sheft.Le t'bohna kufoma e ardhshmeNëse kom duru,Që me lot kom ra me flejtE me lot jom qu!Vrajëm pash të madhin Zotnëse e msheli gojën veç pse jom Gru.Kaltrina Pacolli. /Telegrafi/


