Please enter at least 3 characters.

Ulje e rasteve me COVID-19, Spitali i Gjilanit rikthen në punë katër reparte

2021/09/222-e1632217858686.jpg

Ulja e vazhdueshme e numrit të rasteve të hospitalizuara me COVID-19, në Spitalin e përgjithshëm të Gjilanit, ka bërë që menaxhmenti i këtij spitali të  rikthej në punë disa reparte.

Në njoftim bëhet e ditur se normalitetit i janë kthyer Reparti i  Kirurgjisë, Neurologjisë, Psikiatrisë dhe njëri pavion i Repartit të Internos.

Paraprakisht është bërë pastrimi dhe dezinfektimi i të gjitha hapësirave të këtyre reparteve, tashmë janë vendosur pacientët sipas patologjive përkatëse. /Telegrafi/