Please enter at least 3 characters.

Ukrainasit publikojnë pamjet që tregojnë sulmet në një kolonë me automjete të blinduara ruse jashtë Kievit

2022/03/page-149.jpg

Pamjet e postuara në mediat sociale nga njësia ukrainase e zbulimit ajror, Aerorozvidka, pretendojnë të tregojnë sulmet e saj në një kolonë prej rreth 65 kilometrash me automjete të blinduara ruse jashtë Kievit.

Komandanti i njësisë, nënkolonel Yaroslav Honchar, tha se ekipi i vogël prej 30 operatorësh të dronëve dhe forcave speciale ishte në gjendje të ndalonte përparimin e kolonës në një seri pritash natën, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

Jo të gjitha detajet e këtyre pretendimeve mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, por zyrtarët e mbrojtjes amerikane kanë thënë se sulmet ukrainase kontribuan në ndalimin e kolonës me automjete të blinduara.

Sidoqoftë, pamjet e publikuara nga forcat ukrainase nënvizojnë rëndësinë e dronëve për rezistencën e tyre. /Telegrafi/