Please enter at least 3 characters.

Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,080 ushtarë gjatë 24 orëve të fundit 

2024/06/ushtaret-ruse.jpg

Gjatë 24 orëve të fundit, forcat ruse kanë humbur 1,080 ushtarë si dhe dy tanke dhe 14 sisteme artilerike u janë shkatërruar, kështu të paktën pretendojnë ukrainasit.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të  Ukrainës, ka njoftuar përmes komunikatës më të fundit sa i përket luftës në këtë vend, transmeton Telegrafi.

Sipas Kievit, që nga fillimi i luftës - rusët vlerësohet të kenë humbur qindra mijëra ushtarë si dhe shumë mjete që janë pjesë e makinerisë luftarake.

527,390 (+1,080) personel ushtarak;

7,958 (+2) tanke;

15,287 (+18) autoblinda;

13,927 (+14) sisteme artilerike;

1,104 (+0) sisteme raketore;

853 (+0) sisteme të mbrojtjes ajrore;

359 (+0) aeroplanë;

326 (+0) helikopterë;

11,167 (+8) dronë;

2,296 (+0) raketa;

28 (+0) luftanije;

1 (+0) nëndetëse. /Telegrafi/