Please enter at least 3 characters.

Ukrainasit godasin qendrën komanduese në Belgorod të Rusisë, pamje nga aksioni

2024/06/1-138.jpg

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë arritur me sukses të godasin një qendër komanduese të forcave ruse, brenda territorit të Rusisë.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, thanë se forcat ajrore kanë vepruar në bashkëpunim me degët e tjera mbrojtëse, transmeton Telegrafi.

Qendra komanduese ishte lokalizuar në fshatin Nekhoteyevka në rajonin e Belgorodit.

“Janë regjistruar shpërthime si rezultat i një operacioni luftarak. Objektivi është shkatërrues me sukses”, u tha nga ukrainasit.

Madje janë publikuar pamjet, ku shihen shpërthimet që ndodhin në qendrën komanduese në Belgorod të Rusisë. /Telegrafi/