Please enter at least 3 characters.

Ukraina thotë se ka vrarë 158 mijë ushtarë rusë prej se ka filluar konflikti

2022/05/Ukraina.jpg

Ukraina thotë se deri më tani prej kur ka filluar konflikti ia ka vrarë Rusisë 158 mijë personel ushtarak.

Lajmi u bë ditur nga ministria e mbrojtjes ukrainase në një postim në Twitter, në të dhënat e përditësuara, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj, Ukraina thotë se ia ka shkatërruar 3,458 tanke, 6,762 mjete luftarake të blinduara e 2,483 artileri.

Tashmë janë bërë më shumë se 1 vit kur filloi konflikti.

Luftimet më të ashpra janë duke u zhvilluar në qytetin Bakhmut ku Rusia po tenton prej muajsh për ta uzurpuar. /Telegrafi/