Please enter at least 3 characters.

Ujësjellësi në Mitrovicë vazhdon instalimin e detyrueshëm të ujëmatësve për konsumatorët që nuk i posedojnë ata

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” është duke vazhduar instalimin e detyrueshëm të ujëmatësve ndaj konsumatorëve që nuk i posedojnë ata.

Të njejtit konsumatorë do të ngarkohen me shpenzimet për instalimin e ujëmatësit në një tarifë prej 240 euro, shkruan Telegrafi.

"Nëse ende nuk e keni të instaluar ujëmatësin në pronën tuaj, ju ftojmë të merrni masa për vendosjen e tij sa më parë. Në të kundërtën, nëse ujësjellësi është i detyruar ta kryejë këtë proces, do të aplikohet një tarifë prej 240€ për vendosjen e ujëmatësit dhe pusetës, bazuar në Vendimin e ARRU-së nr. 627, datë 30.12.2021, pika 3.2 për tarifat e kyçjes në rrjetin e ujësjellësit”, thuhet në njoftim.

KRU “Mitrovica” ka thënë se për t’i shmangur tarifat shtesë, i inkurajojnnë konsumatorët ta përfundojnë këtë proces brenda afatit të caktuar.

“Në foto shihen ekipet e ujesjellesit duke instaluar ujëmatësit e konsumatorëve dhe ky aktivietet do të vazhdoj derisa të gjithë konsumatorët të pajisen me ujëmatës”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/