Please enter at least 3 characters.

UEFA e shqetësuar për gjendjen e stadiumit Wembley, Tottenhami duhet të gjejë zgjidhje për ndeshjen me PSV-në

2018/10/GettyImages-1055173188.jpg
256:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 29: The NFL logo is seen on the pitch prior to the Premier League match between Tottenham Hotspur and Manchester City at Tottenham Hotspur Stadium on October 29, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Dëmet e shkaktuara në fushën e lojës së stadiumit kombëtar anglez ‘Wembley’ nga ndeshjet e NFL kanë bërë që UEFA të shpreh shqetësim drejt Tottenham. 

UEFA do të inspektojë fushën e Wembley përpara se ta lejojë ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Tottenham kundër PSV Eindhoven që zhvillohet të martën.

Sipërfaqja e stadiumit kombëtar u la në një gjendje të keqe pasi Eagles dhe Jaguars luajtën një nga ndeshjet e NFL të dielën.

Dëmtimet dhe shenjat e vijave ishin të dukshme kur Tottenhami humbi nga City vetëm 24 orë më vonë (1-0).

Tottenham Hotspur - Manchester City. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Dhe organi qeverisës i futbollit evropian mbetet i shqetësuar, ku pas një jave zhvillohet ndeshja mes Tottenahm dhe PSV.

"UEFA po monitoron nga afër situatën në stadiumin Wembley dhe po punon së bashku me klubin, Shoqatën e Futbollit dhe menaxhmentin e stadiumit, për të garantuar kushte të sigurta për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampioneve ".

Ndeshja e fundit e NFL e la fushë në këtë gjendje . (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Fusha do të inspektohet të hënën. Se fusha ishe e dëmtuar tregon edhe fakti që Erik Lamela humbi një rast të jashtëzakonshëm.

Një seri e ndeshjeve NFL janë zhvilluar aty, ku Eagles fituan ndeshjen përfundimtare.

Tottenhami ende është pa stadium dhe pret që të mbarojë. /Telegrafi/