Please enter at least 3 characters.

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse do të flasë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së

2020/08/svetlana-bjellorusi.jpg
460:"FILE - In this Sunday, July 19, 2020, file photo, Sviatlana Tsikhanouskaya, candidate for the presidential elections, reacts during a meeting with her supporters in Minsk, Belarus. 37-year old Tsikhanouskaya, without any political experience has united various opposition forces and drawn tens of thousands to her campaign rallies the biggest demonstrations the ex-Soviet country has ever seen since becoming independent in 1991. (AP Photo/Sergei Grits, File)
2:"AP

Liderja e opozitës në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya do t'i drejtohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë kësaj jave, derisa po vazhdojnë protestat të cilat kërkojnë që lideri autoritar, Alyaksandr Lukashenka, të tërhiqet pas zgjedhjeve të "manipuluara".

Sipas ekipit të Tsikhanouskaya, ajo do t'i drejtohet Këshillit të Sigurimit më 4 shtator përmes një video lidhjeje, me ftesë të Estonisë, e cila aktualisht është një anëtar jo i përhershëm i Këshillit.

Ajo gjithashtu do t'i drejtohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) katër ditë më vonë, tha zëdhënësi i saj më 31 gusht.

Tsikhanouskaya ishte kandidate në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit në Bjellorusi.

Mbështetësit e saj thonë se ajo i fitoi zgjedhjet dhe kundërshtojnë rezultatet zyrtare që e kanë nxjerrë fitues presidentin, Alyaksandr Lukashenka.

Menjëherë pas shpalljes së rezultateve dhe shpërthimit të protestave, ajo u largua për në Lituani.

Këto janë protestat më të mëdha që kur vendi shpalli pavarësinë nga ish-Bashkimi Sovjetik më 1991.

Dhjetëra mijëra bjellorusë protestuan në qendër të kryeqytetit Minsk, më 30 gusht duke brohoritur "largohu" ndërsa u mblodhën jashtë pallatit presidencial, ku Lukashenka aktualisht po qëndron. /REL/