Please enter at least 3 characters.

U vazhdohet paraburgimi të arrestuarve gjatë aksionit të policisë në veri

2019/07/61352762_2449190848453116_6650150434243608576_n-780x439.jpg

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin të gjithë të arrestuarve gjatë aksionit në veri të vendit më 28 dhe 29 maj të këtij viti.

Vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të arrestuarve e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

"Po u është vazhduar edhe për dy muaj paraburgimi ndaj 33 personave të arrestuar gjatë aksionit të policisë në veri të Mitrovicës", ka thënë Gashi.

Gjatë aksionit të policisë së Kosovës u arrestuan gjithsejtë 33 persona. Në mesin e tyre kishte serbë, shqiptarë dheboshnjakë. /Telegrafi/