Please enter at least 3 characters.

U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi

2024/06/collage-11-1-scaled.jpg

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli kanë qenë një nga çiftet më të komentuar në Big Brother VIP Albania 3.

Ata u përfolën për çdo detaj brenda shtëpisë, mënyrën se si flinin e gjithçka tjetër.

Madje, pati aludime se kanë kryer edhe marrëdhënie brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Foto: Screenshot/YouTube

Ka qenë një moment që u shpërnda gjithandej në rrjete sociale, ndërsa po qëndronin për disa ditë në ‘dhomën e bardhë’.

I ftuar në ‘Fiks Fare’, prezantuesi nga Kosova ka treguar të vërtetën në lidhje me këtë.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai tha se kjo ishte bërë shumë mediatike dhe se është krejtësisht diçka tjetër nga ajo se si u duk.

I njëjti shtoi se ndodheshin në shtrata të ndarë, e në një moment u shpërba e ranë në tokë, duke mos pranuar një gjë të tillë. /Telegrafi/