Please enter at least 3 characters.

U gjunjëzua para partneres për t’i propozuar martesë, turistja ia prish befasinë islandezit

2023/01/1-45.jpg

Në TikTok është shpërndarë videoja e një propozimi për martesë në Reykyavik të Islandës, ku atë e prishi një turiste e cila rastisi të jetë afër çiftit në kohën kur i riu po i propozonte partneres martesë.

Dyshja pozonte para një ujëvare, kur i riu u gjunjëzua dhe nxori unazën për t’i propozuar, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, turistja e cila u gjend afër nuk e pati edhe aq problem që t’ju afrohet dhe t’ia prishë befasinë të riut.

Derisa i riu qëndronte i gjunjëzuar, ajo jo vetëm që futet në kuadër të videos, por edhe vazhdimisht pozon.

Çifti nuk kanë reaguar fare për këtë “futje” në kuadër, e në komentet nën video shihen reagimet e shumta të përdoruesve të këtij rrjeti social.

Disa pretendonin se ajo e ka bërë qëllimshëm, e tjerët kritikuan kameramanin që nuk e ka paralajmëruar turisten që ia prishi fotosesionin dyshes. /Telegrafi/