Please enter at least 3 characters.

Tyson Fury: Mbreti është kthyer në krye të fronit

2020/02/DeontayFury-1.jpg
268:"LAS VEGAS, NEVADA - FEBRUARY 22: Tyson Fury enters the ring prior to the Heavyweight bout for Wilder's WBC and Fury's lineal heavyweight title against Deontay Wilder on February 22, 2020 at MGM Grand Garden Arena in Las Vegas, Nevada. (Photo by Al Bello/Getty Images)
12:"Getty Images

Jo shumëkush e kishte pritur, por Tyson Fury i la pas vetes të gjithë demonët pas mungesës prej dy vjet e gjysmë dhe e rinisi rrugëtimin për t’u kthyer në maje të kategorisë së peshave të rënda.

Dhe këtë e arriti pas përpjekjes së dytë kundër tashmë ish-kampionit të WBC-së, Deontay Wilder. Amerikani e mbajti titullin e tij herën e parë (dhjetor 2018), pasi gjyqtarët vendosën për barazim.

Mirëpo, herën e dytë, Tyson e nënshtroi atë duke e dominuar secilin raund, duke e rrëzuar dhe duke ia shkaktuar humbjen e parë në karrierën profesionale.

(Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Dua t’i duartrokas Deontay Wilderit. Ai tregoi zemrën e një kampioni. E godita me një të djathtë të pastër dhe ai u ngrit sërish. Ai është luftëtar, do të kthehet prapë dhe do të bëhet përsëri kampion”.

“Por, më duhet të them se mbreti është kthyer në krye të fronit”, ishin fjalët e Furyt pas shpalljes kampion i botës në kategorinë e peshave të rënda në divizionin WBC. /Telegrafi/

(Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)