Please enter at least 3 characters.

Tuna me dedikim emocional për babanë e saj

2019/05/tunasejdi_58453760_434622537314950_7388122048981426640_n-e1557844721101.jpg

Këngëtarja shqiptare, Tuna, është mjaft e pëlqyer nga publiku dhe në rrjetet sociale numëron një numër të madh të fansave.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi me babanë e saj në llogarinë personale, InstaStory dhe ka bërë një dedikim të rrallë për të. "Kampioni dhe shembulli im qysh nga fillimi i karrierës", janë fjalët e Altunës.

Edhe pse familjen e saj e mban sa më larg syrit mediatik, Tuna duket se ka raporte mjaft të mira me të atin.

(Tuna me babin e saj, foto: InstaStory)

Ky imazh i dyshes është realizuar para disa ditëve në ditëlindjen e dytë të djalit të saj, Tianit, në një festë përrallore të organizuar për të.

Përndryshe, këngëtarja shkupjane këtë vit ka qenë mjaft e përfolur në media për shkak të rikthimit të saj në muzikë me albumin "Fortuna". /Telegrafi/