Tuna: Ja momentet e mia të vitit 2014 (Video)
31/12/2014
Tuna ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku ka kujtuar momentet më të mira të saj gjatë vitit.
Ndër ato momente bëjnë pjesë edhe fitorja e dytë radhazi në X Factor me Ergi Dinin, dhe pjesëmarrja e tanishme në Dancing ëith the Stars ku ajo u shfaq edhe me veshje kombëtare në një prej netëve.
Nga ana tjetër zënë vend edhe udhëtimi i saj në Xhamajkë me të dashurin Cozman, ashtu sikurse edhe fakti që superhiti “Fenix” arriti 20 milionë klikime gjatë këtij viti.
Tuna edhe gjatë këtij viti është më e kërkuara me koncerte në Zvicër (Rinora 4 dhe Insomnia) e në Diamonds (Kosovë) dhe Lollipop (Tiranë). /Telegrafi/


