Please enter at least 3 characters.

Trumpi po trajtohet me ilaçet e prodhuesit Regeneron - rriten aksionet e kompanisë farmaceutike që ka hise edhe presidenti

2020/10/hypatia-h_e0adf4ebdfaeee8dbe779e07c3549a14-h_c7eeae192709bdf7fe0737c29b556a9d-scaled.jpg
245:"US President Donald Trump walks from Marine One after arriving on the South Lawn of the White House in Washington, DC, October 1, 2020, following campaign events in New Jersey. (Photo by SAUL LOEB / AFP) (Photo by SAUL LOEB/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Presidenti Donald Trump mori një dozë të lartë të një kokteji eksperimental të antitrupave nga Regeneron, si pjesë e trajtimit kundër COVID-19.

Tani stoku i prodhuesit të ilaçeve është rritur ndjeshëm - dhe po shtrohen pyetjet rreth lidhjeve të presidentit me CEO-n e Regeneronit, raporton CNN.

Ekipi i Trump zbuloi të premten se presidenti mori ilaçin, të quajtur REGN-COV2, i cili po përdoret për të lehtësuar simptomat dhe të zvogëlojë ngarkesën virale.

Kjo bëri që aksionet e Regeneronit u rritën me 7 për qind gjersa aksionet arritën kulmin pasi presidenti konfirmoi se do të largohet nga spitali, transmeton Telegrafi.

CEO i Regeneronit, mjeku Leonard Schleifer dhe presidenti, Trump janë miq të vjetër: CEO ka qenë anëtarit i klubit të golfit të Trumpit në Westchester, New York.

Ndërkohë, Trump gjithashtu kishte në pronësi së fundmi aksione të Regeneron (REGN) - si dhe Gilead Science (GILD), prodhues i ilaçeve antivirale remdesivir, të cilat po i merr për trajtim presidenti.

Sipas Forbes, Schleifer tani vlen 2.5 miliardë dollarë, 400 milionë më shumë se sa kishte vlerë në muajin mars gjersa financoi fushatat e kandidatëve demokratë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe 2018, sipas të dhënave të Komisionit Federal të Zgjedhjeve.

Regeneron është një nga firmat e shumta bioteknike dhe Big Pharma që ka ngritur lart shpresat se mund të jetë në gjendje të zhvillojë shpejt një trajtim efektiv të coronavirusit.

Kompania filloi provat njerëzore për koktejin e saj të antitrupave në qershor dhe filloi një provë të fazës 3, vetëm një muaj më vonë.

Sidoqoftë, ende nuk është aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave. /Telegrafi/