Please enter at least 3 characters.

Trump tregon emrat që mund të zëvendësojnë John Boltonin

2019/09/DT-1-e1568792451461.jpg
333:"WASHINGTON, DC - MARCH 01: U.S. President Donald Trump participates in a meeting with leaders of the steel industry at the White House March 1, 2018 in Washington, DC. Trump announced planned tariffs on imported steel and aluminum during the meeting, with details to be released at a later date. (Photo by Win McNamee/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 17 shtator, shpalli pesë emra si zëvendësues të mundshëm, për pozitën e lirë të këshilltarit të sigurisë kombëtare, katër prej të cilëve kanë punuar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, raportoi Reuters.

Duke folur para gazetarëve në bordin e aeroplanit presidencial, Trump renditi fillimisht, Ricky Waddell, një ish-këshilltar i sigurisë kombëtare, së bashku me Keith Kellogg, i cili aktualisht shërben si këshilltar për siguri i nënpresidentit amerikan, Mike Pence.

Më pas, Robert O’Brien, u veçua si një pasardhës i mundshëm i John Boltonit, i cili u shkarkua javën e kaluar nga ana e presidentit Trump. O’Brien është një veteran i politikës së jashtme në qarqet e partisë republikane.

Ish-oficeri i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Fred Fleitz është një tjetër zëvendësim i mundshëm. Ai shërbeu si sekretar ekzekutiv i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Fleitz është kritik ndaj Iranit dhe ka pikëpamje të linjës së ashpër mbi islamin.

Lisa Gordon-Hagerty, nënsekretare e sigurisë bërthamore në Departamentin e Energjisë, gjithashtu u rendit si zëvendësuese e mundshme e Boltonit. Ajo gjithashtu ka shërbyer në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Pozita e këshilltarit të sigurisë kombëtare nuk kërkon konfirmim të Senatit të SHBA-së, përcjell rel.

Këshilltari-ja e sigurisë kombëtare jep këshilla për çështjet e mbrojtjes, të sigurisë dhe diplomacisë dhe është pozicioni më i lartë i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare.

Megjithëse këta emra u përmendën nga presidenti Trump, më vonë përmes një deklarate zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, tha se lista nuk është e plotë.

Më 10 shtator, presidenti Donald Trump, e shkarkoi këshilltarin e sigurisë kombëtare, John Bolton, duke i thënë se shërbimet e tij në Shtëpinë e Bardhë nuk janë më të nevojshme.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham u tha gazetarëve se "Presidenti (Donald Trump) nuk i kanë pëlqyer shumë politikat e tij (John Boltonit), dhe se ata kanë pasur mospajtime".