Trump thotë se Kina pranoi të mos dërgojë armë në Iran, i lumtur që SHBA-të po hapin ngushticën
Presidenti Donald Trump tha se Kina është "shumë e lumtur" që SHBA-të po punojnë për të hapur Ngushticën e Hormuzit, dhe kanë rënë dakord të mos dërgojnë armë në Iran.
"Kina është shumë e lumtur që unë po e hap përgjithmonë Ngushticën e Hormuzit. Po e bëj këtë për ta, gjithashtu - dhe për Botën”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.
“Kjo situatë nuk do të ndodhë më kurrë. Ata kanë rënë dakord të mos dërgojnë armë në Iran", shkroi Trump në një postim në Truth Social.
Ai tha se priste një "përqafim të madh" nga presidenti i Kinës, Xi Xinping kur ta takojë atë gjatë një udhëtimi të planifikuar në Pekin në maj.
"Presidenti Xi do të më japë një përqafim të madh kur të mbërrij atje pas disa javësh. Po punojmë së bashku me zgjuarsi dhe shumë mirë! A nuk është kjo më e mirë se luftimet??? Por mos harroni, ne jemi shumë të mirë në luftime, nëse është e nevojshme - shumë më mirë se kushdo tjetër", shkroi Trump. /Telegrafi/


