Please enter at least 3 characters.

Trump: SHBA-ja është krenare që është aleat me Maqedoninë e Veriut

2020/08/GettyImages-1267214298.jpg
566:"WASHINGTON, DC - AUGUST 19: U.S. President Donald Trump speaks during a news conference in the briefing room at the White House August 19, 2020 in Washington, DC. Trump called for a boycott of Goodyear tire brands Wednesday, saying the company's policy limiting political speech in the workplace bans employees from wearing his campaign hats. Earlier in the day, Press Secretary Kayleigh McEnany said that the Trump campaign's slogan Make America Great Again is “pretty much synonymous with Blue Lives Matter these days.” (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në urimin e tij drejtuar presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski thekson se SHBA-ja është krenare që është aleat me Maqedoninë e Veriut në NATO dhe mbështesin aspiratat e saj në anëtarësim në BE.

"Këtë vit shënimi i pavarësisë është në rrethana të tjera kur jemi të ballafaquar me pandeminë globale. Edhe krahas kësaj, Maqedonia e Veriut në mënyrë të sigurt dhe transparente mbajti zgjedhje demokratike në korrik, ndërsa vendi juaj mbetet i përkushtuar në avancimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Sa i përket hapërimit pozitiv me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut tashmë kontribuon në Aleancë, si nikoqire e disa ushtrimeve në poligonin ushtarak në Krivollak. SHBA-ja është krenare që është aleat me ju dhe ne mbështesim aspiratat e Maqedonisë së Veriut për integrimin e mëtejshëm evropian dhe rrugës tuaj drejt anëtarësimit në BE", shkruan Trump në urimin e tij për pavarësinë e Maqedonisë së Veriut.

Ambasadorja Kate Marie Byrnes urimi ne presidentit Trump ia dorëzoi presidentit Stevo Pendarovski, ndërsa pas takimit në Vodno, siç njoftojnë nga kabineti i presidentit Pendarovski, u diskutua për sfidat që i sjell pandemia e COVID-19.

Pendarovski dhe Byrnes diskutuan edhe për sfidat e Qeverisë së re si dhe nevojën për të pasur konsensus shtetëror me qëllim që të zbatohen reformat e nevojshme e që kanë për qëllimin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut nv NATO./Telegrafi/