Please enter at least 3 characters.

Tri skuadra të Ligës Premier e duan Shaqirin

2018/04/Xherdan-Shaqiri-Stoke-City.jpg
232:"LONDON, ENGLAND - APRIL 16: Xherdan Shaqiri of Stoke City in action during the Premier League match between West Ham United and Stoke City at London Stadium on April 16, 2018 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri po kërkohet me ngulm nga skuadrat e Ligës Premier.  

Gara për nënshkrimin e Shaqirit do të jetë e nxehtë, sidomos kur Stoke City zyrtarisht të largohet nga Liga Premier.

Pavarësisht se ka një sezon me luhatje për Potters, Shaqiri shihet si një talent i lartë në Ligën Premier dhe nuk mungojnë ofertat për të.

Sipas mediumit italian Calciomercato, djaloshi gjilanas pothuajse me siguri do të largohet nga klubi nëse Stoke do të largohet nga kategoria.

Shaqiri pëlqehet edhe nga Southamptoni (Getty Images)

Ky medium raporton se tri skuadra angleze janë vënë pas shërbimeve të tij dhe e duan atë për sezonin e ri.

Shaqiri pëlqehet nga Crystal Palace, West Ham United dhe Evertoni, ku të gjitha janë të interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin anësor në afatin e verës.

Futbollisti 26-vjeçar ka folur kohët e fundit për mënyrën se si do të ishte e vështirë për çdo lojtar, madje edhe Ronaldinho, që të ketë një ndikim pozitiv në këtë ekip Stoke.

Megjithatë, trajneri i skuadrës mohoi që Shaqiri të ketë probleme me bashkëlojtarët e tij, teksa deklaratat i cilësoi si të vjetra. /Telegrafi/