Please enter at least 3 characters.

Tri raste të dhënies së gjobave në autostrada, njëri me 200 euro për mos regjistrim të veturës dhe dy të tjerë me nga 500 euro për ndalim të vozitjes

2024/04/policia-e1714940436861.jpg

Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar dy raste pasi nuk e kishin regjistruar veturën  e tyre si dhe një tjetër është identifikuar nga Njësia për Përcjellje të Personaliteteve të Rëndësishme në autostradat e Kosovës.

Sipas një postimi të Policisë së Kosovës në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se në rastin e parë drejtuesi i mjetit të transportit të pa regjistruar më tepër se 30 ditë është dënuar me 200 euro.

Ndërsa siç thuhet në postim në rastin e dytë shoferi ka drejtuar mjetin nën masën mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik”, i cili është gjobitur 500 euro 5 pikë negative dhe i është vazhduar masa mbrojtëse edhe për 6 muaj si dhe është konfiskuar automjeti.

Ndërkaq, në rastin e tretë njësia për Përcjellje të Personaliteteve të Rëndësishme ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin nën masën mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik”, i njëjti është gjobitur 500 euro, 5 pikë negative dhe i është vazhduar masa mbrojtëse edhe për 6 muaj si dhe është konfiskuar automjeti. /Telegrafi/