Please enter at least 3 characters.

Tri ndeshje radhazi me gol - Vedat Muriqi i pandalshëm te Fenerbahce

Vedat Muriqi ka vazhduar me formën e mirë në kampionatin elitar të Turqisë, duke shënuar një tjetër gol me fanellën e Fenerbahçes.

Sulmuesi i Kosovës ishte protagonist që në fillim të ndeshjes ndaj Samsunsporit, e vlefshme për kampionatin turk.

Muriqi e zhbllokoi takimin në minutën e tretë, duke i dhënë Fenerbahçes epërsinë 0-1.


Ky është goli i dytë i Muriqit në tri paraqitje në elitën e futbollit turk këtë sezon. Përveç dy golave, sulmuesi kosovar ka regjistruar edhe një asistim.

Ai po ashtu ka gjetur rrugën e golit edhe në Ligën e Kampionëve, duke e dërguar Fenerbahcen në këtë garë.


Muriqi po tregon kështu një nisje mjaft pozitive të sezonit, duke qenë një prej lojtarëve kryesorë të Fenerbahçes në repartin ofensiv. /Telegrafi/