Please enter at least 3 characters.

Trepça kërkon kualifikimin nga Estonia

2023/10/370069489_1348488072448833_2335237353906364740_n.jpg

Fituesja e Kupës dhe Superkupës së Kosovës, Trepça do të kërkojë kualifikimin në grupet e FIBA Europe Cup nga Estonia.

Mitrovicasit do të ndeshen me skuadrën estoneze Parnu Sadam dhe atë islandeze Tindastoll. Kualifikueset do të zhvillohen në Parnu, Estoni. Vetëm vendi i parë do të kualifikohet në grupet e edicionit të rregullt në FIBA Europe Cup.

Takimi i parë është kundër Tindastoll të mërkurën nga ora 18:00 dhe ndeshja e dytë kundër Parnu Sadam të enjten nga ora 18:00.

Në edicionin e rregullt do të jenë 40 skuadra, të ndara në dhjetë grupe me nga katër skuadra. /Telegrafi/