Please enter at least 3 characters.

Trepça dhe Prishtina marrin fitore në udhëtim

2023/02/2023-02-09-12.06.46.826-310244697_2131787267001178_6242525111579322461_n.jpg
10:"PrimeVideo

Prishtina ka arritur fitore në udhëtim në Gjakovë, duke fituar ndaj Vëllaznimit me rezultat 47:94 (8:24, 13:24, 16:27, 10:19).

Vajzat nga Prishtina dominuan gjatë tërë ndeshjes, kështu duke shënuar fitoren e 13-të, kurse kanë vetëm tre humbje. Në anën tjetër Vëllaznimi ka vetëm një fitore nga 16-të ndeshje të zhvilluara.

Më e mira tek Prishtina ishte Diellza Dekaj, e cila kontribuoi me 18 pikë, pesë kërcime dhe një asistim.

Fitore në kuadër të xhiros së 16-të shënoi edhe Trepça ndaj vajzave United Basketball me rezultat 33:39 (11:10, 11:5, 5:15, 6:9).

Ndeshjen më mirë e nisën vajzat nga Gjilani, por periudha e tretë e riktheu Trepçën duke e regjistruar kështu fitoren e pestë, një më shumë së United Basketball.

Te Trepça u dallua Marshanique Hall me tetë pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime. /Telegrafi/