Please enter at least 3 characters.

"Tre njerëz që ecin mbi re", aktiviteti paranormal që po bën xhiron në rrjet

2023/04/Ghosts.jpg

Nëse ka diçka që duan njerëzit në rrjetet sociale, janë dëshmitë të aktiviteteve paranormale. Dhe videoja e fundit që po bën xhiron duke se tregon tri figura fantazmë që ecin mbi re.

Pamjet u postuan në TikTok nga një përdorues me emrin @Big.Potato, i cili vuri re këto figura gjatë një transmetimi lajmesh pas një tornadoje, transmeton Telegrafi.

Në këtë video, përdoruesi në TikTok largon vëmendjen nga rrënojat e një makine për t’u fokusuar në një pjesë të reve.

Nëse shikoni me vëmendje do të vëreni tri silueta njerëzore eterike që lëvizin nëpër mjegullën qiellore.

Videoja e tij mblodhi miliona shikime dhe mijëra komente, derisa shikuesit ndanë teoritë e tyre për paraqitjen misterioze të dy siluetave.

“Tre nga katër kalorësit e apokalipsit”, bëri shaka njëri.

Të tjerë sugjeruan se format ishin engjëj, alienë, gjigantë ose një shenjë nga Zoti.

Derisa të tjerë e thanë troç se siluetat ishin “thjeshtë re”.

Llogaria në TikTok ndau edhe një video të tjerë që tregonte një formë njerëzore në qiell dhe i vendosi mbishkrimin: “A do ta mohoni edhe këtë, apo jo?”. /Telegrafi/