Please enter at least 3 characters.

Tre gjigantë evropianë e duan transferimin e Insignes

2019/05/lorenzo-insigne.jpg
229:"NAPLES, ITALY - MAY 05: Lorenzo Insigne of SSC Napoli celebrates the victory after the Serie A match between SSC Napoli and Cagliari at Stadio San Paolo on May 05, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Lorenzo Insigne me shumë gjasë do të largohet nga Napoli me të përfunduar sezoni 2018/19 në Serie A, ndërsa ka pranuar oferta nga tri klube të mëdha evropiane.Corriere della Sera raporton se rivalët e napolitanëve si, Milani dhe Interi, e duan transferimin e sulmuesit italian me t’u hapur afati kalimtar në këtë verë.

Përveç dy skuadra nga qyteti i Milanos, interesim për Lorenzo Insignen ka shprehur edhe Atletico Madrid, që ka shikuar nga afër disa paraqitje të tij në këto ndeshjet e fundit.

Lorenzo Insigne (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Skuadra spanjolle thuhet se është e gatshme të paguajë rreth 55 milionë euro për t’i marrë shërbimet e sulmuesit italian, por që Napoli kërkon hiq më pak se 80 milionë.

Milani dhe Interi, janë të gatshëm që të ofrojnë një pjesë të shumës dhe një lojtar për ta kompletuar marrëveshjen, por rivali i tyre i ligës kërkon vetëm të holla për të arritur marrëveshje. /Telegrafi/