Please enter at least 3 characters.

Transmisione automatike - a duhet të shtypet freni i dorës përpara se të fiket vetura?

Shoferët e veturave me ndërrues automatik zakonisht e vendosin levën në pozicionin P (Park) dhe më pas e fikin makinën kur ndalojnë së vozituri.

Por a mjafton kjo?
Jo – veçanërisht nëse jeni në një zbritje apo ngjitje, duhet të aktivizoni edhe frenën e dorës.

Pozicioni P bllokon mekanikisht transmisionin përmes një kunji që futet në një ingranazh të brendshëm, duke e mbajtur makinën në vend përmes rrotave lëvizëse. Megjithatë, kjo mund të dështojë nën ngarkesa të mëdha, siç është rasti kur makina është e parkuar në një zbritje të pjerrët.

Nëse ndodheni në një zbritje, mbani këmbën mbi frenën e këmbës, kaloni levën në pozicionin N (Neutral) dhe tërhiqni frenën e dorës.

Në automjetet me frenë parkimi elektrike, zakonisht dëgjohet një zhurmë kur ajo shtrëngohet. Pastaj lëshoni frenën e këmbës dhe shtypeni sërish – në këtë mënyrë, e gjithë pesha e makinës qëndron mbi frenën e dorës. Vetëm pas kësaj kaloni levën në pozicionin P dhe fikeni makinën.

Në çdo rast, pavarësisht nga konfigurimi i vendparkimit, tërhiqni gjithmonë frenën e dorës. Nuk ju kushton asgjë… /Telegrafi/