Please enter at least 3 characters.

Transformimi i Conchitas, tash preferon të mbetet vetëm mashkull (Foto)

2017/05/Conchitafk.jpg

Fituesi(ja) i Eurovisionit, Conchita Wurst, ka bërë një ndryshim në dukjen e saj.

Në vitin 2014, artisti(ja) u shfaq në skenën e festivalit evropian me një fustan dhe në rolin e “një femre me mjekër” e fitoi edicionin e atëhershëm të Eurosong.

Dhe në ditën finale të edicionit të sivjetmë të këtij kompeticioni muzikor, Conchita (emri i vërtetë i të cilit është Thomas Neuwirth), ka hequr dorë nga fustanet dhe ka zgjedhur të vishet me rroba lëkure.

Këngëtari(ja) i hitit “Rise Like A Phoenix” ka thënë më herët se është koha që “ta vrasë” personalitetin e tij të dytë, gjegjësisht Conchitan.

Dhe pikërisht kështu ka bërë. 28-vjeçari po përpiqet të krijojë një tjetër imazh për karrierën e tij në vijim.

“Më duket sikur dua të krijoj një person të ri... Pa femrën me mjekër”, ka thënë Neuwirth për Die Welt. /Telegrafi/