Please enter at least 3 characters.

Trajneri i Çekisë para ndeshjes me Kosovën: Duhet të kemi kujdes nga Zhegrova

2019/09/GettyImages-1137402737.jpg
245:"LONDON, ENGLAND - MARCH 21: Czech Republic Manager Jaroslav Silhavy attends a press conference ahead of the England v Czech Republic Euro 2020 qualifier at Wembley Stadium on March 21, 2019 in London, England. (Photo by Bryn Lennon/Getty Images)
12:"Getty Images

Kombëtarja e Republikës së Çekisë ka mbajtur konferencën për media para ndeshjes me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy dhe kapiteni është paraqitur në konferencë për media.

Ai u pyet për atmosferën e zjarrtë që krijohet në “Fadil Vokrri”.

Edon Zhegrova (Foto: FFK-Kosova)

“Për ne është me rëndësi të luajmë dhe të fitojmë. Edhe bullgarët kanë luajtur këtu dhe asgjë nuk ka ndodhur. Ne presim ndeshje të mirë nga ana jonë”, ka thënë para gazetarëve, përzgjedhësi Jaroslav Silhavy.

Ai ndër të tjera tha se do ta respektojë në maksimum Kosovën, shkruan Gazetasheshi.com.

“Do ta respektojmë Kosovën e cila ka mungesa, por e ka një Zhegrova me plot energji. Ata dalin shpejt nga mbrojtja në sulm. Kam thënë se pas Anglisë, të gjitha Kombëtaret janë të përafërta në grupin tonë. Ne duhet të bazohemi në lojë tonë”, theksoi Jaroslav Silhavy.