Please enter at least 3 characters.

Trajnerët e 2 Korrikut në Ajax

2016/01/trajner-euml-t-e-2-korrikut-n-euml-ajax_hd.jpg

Siç dihet, 2 Korriku e ka filluar fazën e parë të bashkëpunimit me gjigantin holandez, Ajaxin. Kampioni i shumëfishtë holandez ua ka hapur dyert trajnerëve të klubit kosovar për të marrë mësim nga trajnerët profesionist të tij. Gazeta Arena ka mësuar se tetë trajnerë të 2 Korrikut më 16 janar do të udhëtojnë drejt Amsterdamit për ta ndjekë një trajnim në ‘Amsterdam Arena’.

“Tetë trajnerë të 2 Korrikut, të prirë nga Arsim Thaçi, prej 16 deri më 21 janar do të trajnohen në Amsterdam nga trajnerët më të mirë të Ajaxit”, tha një burim i gazetës. /Tribuna/Telegrafi/