Please enter at least 3 characters.

Trajanov dhe Bogoevski: Duhet të themelohet Gjykata Speciale

2016/06/Gjyqesori-Gjykatesi-Gjykata-Gjyqi-Sudija-Sud-Tuzilastvo-Prokuroria-Tuzioc.jpg

Pavle Trajanov dhe Sllobodan Bogoevski, bartës listash të Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi, kanë qëndruar para Prokurorisë Speciale Publike (PSP), nga ku kanë kërkuar formimin e një Gjykate Speciale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Trajanovi, bartës liste në Njësinë Zgjedhore 1 deklaroi se PSP-ja duhet të vazhdojë në mënyrë transparente, përgjegjëse dhe profesionale, si edhe duhet të ketë mbështetje të plotë për ballafaqimin me ata qe e pengojnë drejtësinë.

Ndërkaq Bogoevski, bartës liste në Njësinë Zgjedhore 6, tha se PSP-ja duhet të vazhdojë me punë, pasi që është simbol i vullnetit të popullit për balalfaqim me krimin, që sipas tij, udhëhiqet nga familja e pushtetit./Telegrafi/