Please enter at least 3 characters.

Trafikohen tre persona në Gjakovë

2016/01/dash-korrupsioni-n-euml-kosov-euml-po-krijon-kushtet-p-euml-r-trafikim-me-njer-euml-z_hd.jpg

Një person është arrestuar nën dyshimin e bazuar se ka trafikuar dy meshkuj dhe një femër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 14:30, në rrugën e “UÇK-së”, në Gjakovë.

Po ashtu sipas raportit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se ka trafikuar dy meshkuj  kosovarë  dhe një femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/