Please enter at least 3 characters.

Tottenhami kërkon të hapë bisedime për kontratë të re me Harry Kane

2022/05/GetPaidStock.com-627d6e36942ca.jpg
308:"Harry Kane of Spurs celebrates the opening goal with Son Heung-min of Spurs & Ryan Sessegnon of Spurs during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Arsenal at Tottenham Hotspur Stadium, White Hart Lane, England on 12 May 2022. PUBLICATIONxNOTxINxUK Copyright: xAndyxRowlandx PMI-4947-0003
24:"IMAGO/PRiME Media Images

Klubi anglez, Tottenham Hotspur ka kërkuar të hapë bisedime për kontratë të re me kapitenin e tyre, Harry Kane.

Drejtori sportiv i Spurs, Fabio Paratici dhe menaxheri Antonio Conte e kanë shtyrë Kane të hapë negociatat për një marrëveshje të re.

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Spurs janë gati të paraqesin një marrëveshje të re pesëvjeçare dhe presin që Kane ta shqyrtoj atë.

Kontrata aktuale e kapitenit të Anglisë është e vlefshme deri në vitin 2024 dhe nuk duan që ai të largohet së shpejti.

Qendërsulmuesi ka shprehur një gatishmëri për t'u qetësuar dhe për të qëndruar me Spurs pasi ndien siguri dhe shpresë së mund të luftojnë për trofe pas ardhjes së Contes.

Nga ana tjetër, Tottenhami thuhet se po e shikon edhe Lautaro Martinezin e Interit në rast se Kane vendos të largohet. /Telegrafi/