Please enter at least 3 characters.

Tottenhami interesohet për Adebayor

2016/01/f.0720125109409_m.jpg

Adebayor nuk është pjesë e planeve të Cityt dhe kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar si i huazuar te Real Madridi.

Klubi spanjoll kishte dhënë shenja se dëshiron ta transferojë sulmuesin e Togos me marrëveshje të përhershme, por Jose Mourinho aktualisht është i fokusuar kah disa lojtarë të tjerë. Dhe, si destinacion i mundshëm i Adebayor tash del edhe Tottenhami, që është në kërkim të përforcimeve në repartin ofensiv.

“Drejtori i bordit, Daniel Levy, ka folur për këtë, nuk jam i sigurt nëse kjo mund të ndodhë. Ai është një emër që sigurisht është përmendur. Kam folur me drejtorin për huazimin e lojtarit dhe nëse ne mund të sigurojmë një marrëveshje për të, do të doja ta sjell në klub”, ka thënë Redknapp. /Telegrafi/