Please enter at least 3 characters.

Tony Parker: Jam gati dhe në formë për play off

2016/01/nba-spurs-bind-euml-s-shk-euml-lqen-tony-parker-video_21452670346_hd.jpg

Playmejkeri i San Antonio Spurs, legjenda Tony Parker, është deklaruar i gatshëm për play offin e NBA.
Organizatori i lojës së San Antonios vitin e kaluar u ballafaqua me lëndime para play offit, por forma e tij këtë vit përkundër moshës është mjaft e mirë.

“Ndihem mirë, ndihem shëndetshëm. Krahasuar me vitin e kaluar, ndihem pa dyshim shumë më mirë. Jam në formë për play off”.

“Kemi një javë për t'u përgatitur për play off. Shumë mirë që kemi barazuar rekordin e Boston Celtics për fitore në shtëpi gjatë sezonit të rregullt. Tash është koha për play off dhe t'i ekzekutojmë më së miri urdhërat e Popps”, u shpreh Tony Parker, shkruan Telegrafi.

Tony Parker realizoi 20 pikë në ndeshjen e djeshme ndaj Oklahoma City Thunder. /Telegrafi/