Tonny Vilhena objektivi i Milanit për mesfushën
255:"DOETINCHEM, NETHERLANDS - AUGUST 12: Tonny Vilhena of Feyenoord in action during the Eredivisie match between De Graafschap and Feyenoord at Stadion De Vijverberg on August 12, 2018 in Doetinchem, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
Tonny Vilhena (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
22/11/2018
Milani ka hasur në vështirësi për ta transferuar mesfushorin argjentinas, Leandro Paredes.
Klubi rus Zenit St Petersburg nuk e lë të lirë yllin e tyre nën shumën e 35 milionë eurove dhe kjo ka bërë që Rossonerët të tërhiqen.
Tani kuqezinjtë kanë një tjetër lojtar si objektivin kryesor për repartin e mesfushës.
E përditshmja italiane Tuttosport ka shkruar se mesfushori holandez Tonny Vilhena është objektivi i Milanit për afatin kalimtar të janarit.
Reprezentuesi holandez ka një kontratë me Feyenoordin deri në qershor të vitit 2020 dhe mund të largohet për 15 milionë euro.
23-vjeçari po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion, pasi ka zhvilluar 15 ndeshje me Feyenoordin duke shënuar një gol dhe duke asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/


