Please enter at least 3 characters.

Tjetër veprim që rrëmben zemrat e tifozëve: Son mbulon djaloshin me duar që mos të laget nga shiu

2019/11/son-3.png

Është njëri ndër lojtarët më të thjeshtë në Ligën Premier dhe njëri nga të pakët që bënë lojë të drejtë me kundërshtarin.

Son Heung-Min ka bërë edhe një veprim që ka rrëmbyer zemrat e tifozëve të futbollit në ndeshjes që Tottenham Hotspuri barazoi 1-1 me Sheffield Unitedin në fundjavën që shkoi.

Para se të fillonte ndeshja, koreano-jugori kishte dal së bashku me bashkëlojtarë dhe fëmijët që i shoqërojnë para takimit, derisa aty ishte edhe momenti më mbresëlënës.

Son, që kishte përpara një djalë, filloi t’i vinte duart mi kokën e tij në mënyrë që mos ta lagte shiu.

E gjithë kjo pamje ka bërë jehonë nëpër internet dhe ylli i Spurs rrëmbeu vëmendjen, pas incidentit që e pati me Andre Gomesin e Evertonit, gjersa ky i fundit përfundoi me këmbë të thyer.

Son e shënoi golin e vetëm për Spurs në barazimin 1-1 ndaj Sheffieldit, ndërsa forma e tyre e dobët në këtë sezon lë shumë për të dëshiruar. /Telegrafi/