Please enter at least 3 characters.

Tjetër sukses i ushtarëve të FSK-së, Besart Kasumi zë vendin e tretë në garën e skijimit në “Winter Camp Slovenia 2022”

2022/03/277521260_302732598634794_6420598755120026387_n.jpg

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar edhe për një sukses tjetër të radhës të ushtarëve të FSK-së.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se rreshter Besart Kasumi nga Qendra Ndërkombëtare e Trajnimeve të Kërkim Shpëtimit (QNTKSH) zuri vendin e tretë, në garën e skijimit në Kampin ndërkombëtar “Winter Camp Slovenia 2022”.

Ministri gjithashtu njoftoi se në këtë kamp në mesin e 44 garueseve ushtarakë nga shtete anëtare të NATO-s, përveç Besart Kasumit ishte edhe Falmur Kajtazi.

Postimi i plotë:Edhe një sukses i madh i radhës së ushtarakëve tanë.Dy nënoficerët tanë Besart Kasumi dhe Flamur Kajtazi morën pjesë në Kampin ndërkombëtar "Winter Camp Slovenia 2022", në mesin e 44 garueseve ushtarakë nga shtete anëtare të NATO-së.Pas përfundimit të Kampit Dimëror ndër aktivitete të ndryshme ishte dhe gara e skijimit në disiplinën e sllallomit të madh në skijimin alpin.Në konkurrencë shumë të madhe, rreshter Besart Kasumi nga Qendra Ndërkombëtare e Trajnimeve të Kërkim Shpëtimit (QNTKSH) zuri vendin e tretë.Vazhdojmë me suksese të radhës!. /Telegrafi/