Tjetër përforcim te Drenica, transferohet Filonit Shaqiri
‘Kuqezinjtë’ kanë marrë në radhët e veta mesfushorin e talentuar Filonit Shaqiri, i cili së fundmi ishte pjesë e Gjilanit dhe ishte kapiten i kësaj skuadre.
Shaqiri llogaritet ndër mesfushorët më të talentuar dhe transferimi i tij në Skënderaj pritet t’i ndihmojë Drenicës për t’i arritur objektivat e saj.
“Në fund kam vendosur t’i bashkohem Drenicës. Nesër do të udhëtoj drejt Durrësit për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në përgatitje. Do të jetë kënaqësi për mua të luaj për këtë klub dhe të punoj me trajnerin Tahir Lushtaku, të cilin e respektoj dhe e çmoj shumë për punën që bën”, tha Shaqiri për Telegrafin.
Më parë Drenica ka transferuar edhe Hysen Tahirin, Endrit Malokun, Arbios Thaqin, Gent Halitin, Dren Gashin dhe Qëndrim Sjediun. /Telegrafi/


