Please enter at least 3 characters.

Tjetër moment paniku në Serie A, bashkëlojtari i Vojvodës përfundoi i shtrirë në tokë

2024/12/maripan.jpg

Pak kohë pas sulmit që pësoi Edoardo Bove në ndeshjen që Fiorentina e zhvilloi ndaj Interit, një tjetër moment paniku ka ndodhur këtë vikend në Serie A. Gjatë ndeshjes që u zhvillua mes Torinos dhe Bolognës në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit italian, mbrojtësi i Torinos, Sebastian Walukiewicz pësoi një lëndim në krah i cili u duk që i shkaktoi atij probleme me frymëmarrjen.Walukiewicz  fillimisht u ul në gjunjë dhe më pas u shtri në fushë duke mos arritur që të marrë frymë normalisht.Megjithatë i shpejtë ishte reagimi i stafit mjekësor të cilët u futën menjëherë në fushë duke e vendosur situatën nën kontroll.

Reprezentuesi polak u desh të zëvendësohej menjëherë me mjekët të cilët po mbanin kokën e tij i vendosur në barelë.Nuk dihet ende saktësisht se cila është shkalla e tij e lëndimit, por pritet që në vazhdim të ketë ndonjë njoftim nga klubi i Torinos për të dhënë informacione të mëtejshme./Telegrafi/