Titulli, pesë fitore larg
Në javën e 23-të në Bundesliga, bavarezët mposhtën Schalken me rezultat 5-1 në Allianz Arena.
Ekipi vendas realizoi katër gola vetëm në pjesën e parë (edhe atë brenda 28 minutash), ndërsa David Alaba e hapi serinë e golave (3’).
Arjen Robben e dyfishoi epërsinë (15’) falë asistimit të Mario Mandzukic, ndërsa ky i fundit e shënoi golin e tretë (24’).
Anësori holandez shënoi edhe golin e dytë personal (28’) që ishte i katërti për ekipin nikoqir.
Në gjysmën e dytë, Rafinha ua dhuroi mysafirëve një gol (64’).
Robben e kompletoi het-trikun nga penaltia (77’), të cilën e shkaktoi Kyriakos Papadopoulos, i cili u përjashtua drejt me të kuq.
Klubi që fitoi gjithçka në sezonin e kaluar, ka 20 pikë më shumë se pozita e dytë që mbahet nga Borussia Dortmundi dhe është pesë fitore larg që të shpallet edhe matematikisht kampion i Bundesligas. /Telegrafi/


