Please enter at least 3 characters.

TikTokerja habitet kur në restorantin ku festoi ditëlindjen, i kërkuan 25 dollarë për prerjen e tortës që ia sollën miqtë

2023/02/1-61.jpg

Një TikTokere mbeti e habitur kur pa faturën pasi festoi ditëlindjen në një restorant.

Në fakt në restorant ia kishin faturuar prerjen e tortës së ditëlindjes që ia kishin sjellë miqtë. Prerja e tortës i kushtoi 23 euro apo 25 dollarë, transmeton Telegrafi.

TikTokerja @vivala_blondiiie ka publikuar videon, ku tregon faturën në të cilën ishte theksuar çmimi i prerjes së tortës.

“Nuk e dija për këtë”, shkroi me një dozë nervozizmi, kurse videoja në TikTok ka marrë mbi 800 mijë shikime.

Megjithatë, reagimet e miqve të saj janë të ndryshëm, disa mbetën të shokuar, e tjerët pajtohen me pagesën shtesë për prerjen e tortës. /Telegrafi/