Please enter at least 3 characters.

Tigri shqyen macen e vogël para dyerve të një shtëpie në Florida (Video, +16)

2018/06/1-60-e1528194423632.jpg

Ky është momenti rrëqethës, kur tigri sulmon dhe vret një mace të vogël në oborrin e një shtëpie private në Florida.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë të vendosura para shtëpisë në Naples në jugperëndim të Floridës, zonë kjo e populluar me një numër të madh të maceve të egra, transmeton Telegrafi.

Në një ditë me diell ku në sfond dëgjoheshin zogjtë duke kënduar, një mace e vogël po vraponte për t'i shpëtuar më të keqes. Megjithatë atë e kafshon nga pas një tigër, që nga nofullat e fuqishme dhe dhëmbët e mprehtë e mbyt në vend.

Pronari i shtëpisë ka publikuar këtë video në internet, me qëllim që t'ua bëjë me dije pronarëve të kafshëve shtëpiake të jenë më të kujdesshëm, në të kundërtën kafshët e tyre do ta pësojnë keq nga macet e egra në Florida. /Telegrafi/

<span></span>