Please enter at least 3 characters.

Tifozat Kuq e Zi bojkotojnë Kombëtaren

2016/06/shqiperia-10.jpg
18:"Laurence Griffiths

Ata njihen si tifozët më të zjarrtë të Kombëtares, teksa nuk e kanë lënë asnjëherë vetëm ekipin kuqezi pavarësisht veshtirësive.

Bëhet fjalë për grupin e njohur “Tifozat Kuq e Zi”, që ditën e sotme ka marrë një vendim ekstrem për të ardhmen.

Duke parë se çfarë ka ndodhur në ndeshjen ndaj Izraelit, grupimi i tifozëve të Kombëtares ka marrë vendimin për të bojkotua Kombëtaren.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook” tregojnë arsyet e këtij vendimi. Ja çfarë shkruhej në deklaratën e TKZ:

Të nderuar tifozë,Ajo që ndodhi në ndeshjen Shqipëri – Izrael, nuk kishte të bënte asgjë me lojën e bukur të futbollit. Atë ditë, tifozët shqiptarë prezent në stadium (dhe jo vetëm) ishin viktimë e terrorit shtetëror.Andaj, përshkrimi apo prezantimi i çfarëdo fakti, nuk mund ta përshkruan terrorin që tifozët shqiptar përjetuan nga policia e shtetit shqiptar. Ne jemi tifozë, që e dojmë këtë Kombëtare dhe këtë Shqipëri.Për arsyen e lartcekur, Tifozat Kuq e Zi, janë të detyruar të marrin vendim për BOJKOTIMIN e të gjitha ndeshjeve të radhës brenda, përfshirë këtu edhe ndeshjen me Lihtenshtajnin. Kombëtaren do ta përcjellim vetëm në transferta, atje ku na respektojnë.Me këtë rast, ftojmë policinë e shtetit shqiptar, që të pajisur me kallashnikov dhe me armë tjera, të bëjë tifozin në tribunë.Për veprimet dhe format e organizimeve tona të radhës, do të ju njoftojmë me kohë.Me sinqeritet,Tifozat Kuq e Zi