Please enter at least 3 characters.

“Thuaji se po gjykon gjithçka në favor të Barcelonës” - ankesa e Bellingham drejt kapitenit në pjesën e parë

Real Madridi humbi nga Barcelona me rezultat 3-2 në finalen e Kupës së Mbretit, por historia kryesore është sjellja e mbretërve ndaj gjyqtarit Ricardo de Burgos Bengoetxea. 

Para ndeshjes, kampioni aktual i Spanjës dhe i Evropës ka publikuar një video me vendimet e gjyqtarëve ku pretendohet se janë në favor të Barcelonës.

De Burgos Bengoetxea më pas bëri një paraqitje publike emocionale, duke zbuluar se djali i tij po ngacmohej në shkollë për shkak të videos së Real Madridit.

Ky gjyqtar e mbylli ndeshje duke iu dhënë tre karton të kuq lojtarëve të Real Madridit.

Pasi ndeshja përfundoi në kohën shtesë, Jude Bellingham u përjashtua nga gjyqtari duke i treguar kartonin e dytë të verdhë për afrimin agresiv ndaj tij pas fishkëllimës së fundit.

Ai u tregoi karton të kuq edhe dy lojtarëve të tjerë të Real Madridit, të cilët u zëvendësuan më herët. Antonio Rudiger e mori atë për hedhjen e akullit ndaj gjyqtarit dhe Lucas Vázquez për protestën në fushë.

Më pas është shfaqur një video gjatë pjesës së parë të ndeshjes në tunelin e stadiumit. Aty shfaqet Jude Bellingham duke i thënë kapitenit Lucas Vázquez, që të flas me gjyqtarin.

"Thuaji se gjithçka po shkon në favor të Barcelonës! Çdo situatë 50:50 gjykohet për ta!", thotë anglezi.

Vázquez e largon atë nga gjyqtarët. Spanjollët në rrjetet sociale pretendojnë se Rüdiger i tha: "Jude, ata të dëgjojnë". /Telegrafi/