Please enter at least 3 characters.

Thiago Silva flet për rëndësinë e Neymarit te Brazili, por edhe për përballjen me Kroacinë

2022/12/78-15-scaled-1.jpg

Brazili është Kombëtarja favorite për ta fituar Kampionatin Botëror 'Katar 2022'.

'Selecao' kanë kaluar në çerekfinale pas triumfit ndaj Koresë së Jugut me rezultat të thellë 4-1.

Kapiteni i Brazilit, Thiago Silva ka folur për ecurinë e deritanishme, duke thënë se i pret një duel i vështirë në çerekfinale ndaj Kroacisë.

“Ne jemi të fortë në fushë, por edhe në kokat tona. Nuk ishte ndeshje e lehtë ajo ndaj Koresë së Jugut. Punuam shumë në lidhje me përgatitjen e asaj ndeshjeje, nuk mund të mos i respektonim koreanët".

"Para se të mendojmë për gjysmëfinalen e mundshme kundër Argjentinës, ne duhet të fokusohemi te Kroacia. I respektojmë të gjithë, por nuk i frikësohemi askujt. Duhet të vazhdojmë përpara me futbollin tonë guximtar dhe spektakolar", ka thënë kapiteni Thiago Silva.

Tutje qendërmbrojtësi brazilian foli edhe për rëndësinë e yllit Neymar në Kombëtare, duke thënë se sulmuesi i PSG-së dëshiron me çdo kusht ta fitoj Kupën e Botës.

"Neymar është i domosdoshëm për ne. Ai kaloi një javë të komplikuar dhe zbriti në fushë me vetëm dy seanca stërvitore. Ai ka treguar se është 100% i fokusuar te Kupa e Botës dhe se e dëshiron me çdo kusht fitoren finale”, u shpreh Thiago Silva. /Telegrafi/